Autoritetet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në alert pas sulmit me kamion natën e ndërrimit të viteve, që la pas 10 të vdekur e 35 të plagosur. FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen si një akt terrorist. Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi incidentin të tmerrshëm, ndërsa bëri thirrje për zbardhje sa më shpejt të ngjarjes.