Rreth 60 minuta ka zgjatur protesta e thirrur nga opozita për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë. Protesta nisi në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme ku të rinj dhe eksponentë të opozitës kërkuan drejtësi për Lear kurtin dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi çuçi.