Disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës dhe janë mbledhur këtë mbrëmje para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti. Protesta po mbahet nën moton “Learin e vrau policia”, ndërsa të pranishëm janë edhe policët, të cilët kanë krijuar kordon për të parandaluar tensionimin e situatës.