Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar ka komentuar investigimin e bërë nga televizioni italian RAI-3. Sipas kryedemokratit, dokumentari faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të Hakmarrjes për Drejtësi të kokainës së Xibrakës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar iu drejtua Erion Veliajt që të japë dorëheqjen, dhe se gjyqi për largimin e tij do të bëhet ditën e premte në sheshin Skënderbej.