Shtëpi të djegura, makina të djegura, pemë e toka të shkrumbuara rreth tyre. SHumë provinca në periferi të Athinës duket sikur sapo kanë dalë nga apokalipsi. Drama që lënë pas zjarret është e madhe, pasi ka shumë njerëz që kanë humbur gjithçka materiale që kishin. Zjarrëfikësit grekë ndërkohë vijojnë luftën me flakët për të fituar epërsi, por sipërfaqe të tëra me pyje e zona të banuara vijojnë të digjen për të gjashtën ditë me radhë. Një banore tregon se si vetë ata janë përballur me flakët e kanë ndihmuar zjarrfikësit t’i shuajnë ato.