Draft-raporti për Kosovën i hartuar nga raportuesi në Parlamentin Europian, Riho Terras e i publikuar së fundi, e përshkruan 2025-sën si vit të humbur për vendin, për shkak të bllokadës së zgjatur politike. Sipas draftit, Parlamenti Europian e mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025.