Janë publikuar dokumente të reja nga e ashtuquajtura “Epstein Files”, dosje voluminoze të Departamentit Amerikan të Drejtësisë që hedh dritë mbi marrëdhëniet e financierit pedofil Jeffrey Epstein me figura të njohura të politikës, biznesit dhe jetës publike botërore. Miliona faqe dokumentesh do të kërkojnë ditë të tëra për t’u analizuar, por që në orët e para pas publikimit, dolen ne drite detaje të reja që ngjallin polemika dhe pikëpyetje të forta.