Dua Lipa ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik skandalin e dosjeve Epstein, të zbehur disi që prej shpërthimit të luftës në Iran. Ylli i muzikës pop shprehu shqetësim për mënyrën se si mediat po e trajtojnë skandalin e financierit pedofil, duke theksuar se në shumicën e rasteve, vëmendja po largohet nga viktimat.