Donald Trump lëshoi atë që e quajti “paralajmërimi i fundit” për Hamasin, ku i dha praktikisht grupit militant një ultimatum për të liruar pengjet e mbetur në Gaza. “Ne po i dërgojmë Izraelit gjithçka i nevojitet për të përfunduar detyrën”, shkroi ai në platformën Truth, teksa më herët kishte pritur tetë ish pengje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa këshilltarët e tij për herë të parë konfirmuan se janë duke mbajtur bisedime direkte me Hamasin për këtë cështje.