Njëqind padi për krime lufte u dorëzuan pranë Policisë së Kosovës nga ana e Shoqatës “Krimet e Luftës Gjakova ‘98 – ’99”. Provat e mbledhura për vrasjet e masakrat në Komunën e Gjakovës, bashkë me emrat e të dyshuarve tash janë në institucionet e drejtësisë e pritet të merren veprime.