Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Notis Mitaraqis dha dorëheqjen pasditen e së premtes pas publikimit të disa lajmeve se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që vendi ishte në emergjencë prej zjarreve. Vendimi për të lënë detyrën erdhi dhe si një detyrim nga ana e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, I cili quajti të pavendë sjelljen e ministrit. Vendin e tij do ta zërë deputeti Janis Vrutsis i cili pritet të betohet para presidentes në orët në vijim.