Perspektiva të reja është një nga projektet e financuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që ka si qëllim të përmirësojë kushtet socio-ekonomike me qëllim ndalimin e emigrimit të të rinjve në mënyrë ilegale. Në kuadër të kësaj nisme, ambasadori britanik Alastair King-Smith u ndal në Dibër ku zhvilloi një takim në këtë zonë me kryebashkiakun Rahim Spahiu por dhe të rinj të zonës.