Biseda me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët i konsideron si drejtues të opozitës, u përqëndrua sipas Karen Donfried jo te e kaluara, por tek e ardhmja. Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike foli për Zërin e Amerikës pas takimeve të saj në Tiranë, e nënvizoi qëndrimin e njohur se zyrtarët amerikanë nuk mund të takohen me persona të shpallur "non grata", siç është rasti i ish kryeministrit Sali Berisha.