‘E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE’, ky ishte mesazhi që dha ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, më 28 prill. Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zyrtarja amerikane tha se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Pamjet: AFP