Dobësimi i vazhdueshëm i dollarit, i cili ka humbur rreth 10 për qind të vlerës gjatë vitit 2025 dhe edhe 2,6 për qind të tjera që nga fillimi i vitit 2026, duket se po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë europiane. Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës së gjelbër, duke arritur nivelin 1,20 dollarë për herë të parë që nga viti 2021.