Paraqitja e tij e dobët përballë rivalit Donald Trump në debatin presidencial ngjalli shqetësime në mesin e demokratëve. Hezitimet e Joe Bidenit dhe komentet e zbehta kanë ushqyer frikën edhe të vetë anëtarëve të partisë së tij lidhur me mundësinë reale që 81 vjecarit t`i besohet drejtimi i SHBA-së edhe për katër vite të tjera.