Dokumentet sekrete të Pentagonit rrezikojnë të kthehen në mollë sherri mes Serbisë dhe Rusisë. Njëri prej tyre, të cilin e ka parë agjencia e njohur e lajmeve Reuters, duket se tregon që Serbia, vendi i vetëm në Europë që refuzoi të sanksiononte Rusinë për pushtimin e Ukrainës, ka pranuar ndërkohë të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar atje ndërkohë.