Dua të jem i sinqertë, ju them se nuk kam asnjë peng në jetën time. Kështu e niste regjisori Piro Milkani rrëfimin e sinqertë për jetën e tij, bërë disa muaj para ndarjes nga jeta. Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime. Kjo intervistë e ikonës së kinematografisë shqiptare është shtylla me të cilën regjisorin Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit, “Jeta si një film”.