Gjirokastra u bë qendër e reflektimit historik dhe dialogut kulturor përmes shfaqjes së filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” të regjisorit austriak Johannes Gierlinger. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë dhe mblodhi së bashku qytetarë, të rinj, artistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të interesuar për të kaluarën dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.