Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e dënoi Milorad Dodik me një vit heqje lirie dhe 6 vite ndalimi të ushtrimit të detyrës së presidentit te Republikës Srpska për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.