Një aksion i madh policor në mes të beogradit vuri në pranga 17 persona të cilët thuhet se po planifikonin vrasjen e presidentit serb aleksandër vucic dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Të gjithë të arrestuarit janë anëtarë të “bandës së Vraçarit”, pjesë e ekipit të formuar nga Radoje Zvicer. ata akuzohen se kanë kryer të paktën tri vrasje në Beograd dhe shumë të tjera jashtë territorit serb.