Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit. Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet.