Ka përfunduar në pranga në qytetin e Vlorës një 21-vjeçar që përndiqte dhe kanoste nëpërmjet telefonit një 38-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit, ajo që ka bërë kallëzim në polici ku sqaronte se i riu i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte në rrjetet sociale disa foto intime të saj. Me të marrë kallëzimin blutë e Vlorës kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e 21-vjecarit.