Senatori i rëndësishëm republikan Lindsey Graham deklaroi në një intervistë për BBC-në, se Shtetet e Bashkuara do të kthehen në Afganistan në të ardhmen. Amerika u tërhoq pas gati dy dekadash në këtë vend, në një tërheqje kaotike që tërhoqi një lumë kritikash, teksa i gjithë kombi ra me një shpejtësi të rrufeshme në duart e takebanëve, të cilët SHBA-ja vetë i përmbysi 20 vjet më parë.