Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më herët bëri me dije se do të luftojë deri në fund në mposhtjen e atij që e quan regjimi Rama. Në një prononcim për mediat, Rama tha se nuk ka dëgjuar asgjë të thënë nga Basha, por nuk e ka kursyer ironinë duke thënë se ka dëgjuar vetëm tam-tamet në sallën e Kuvendit. Rama u shpreh se tam-tamet mirëkuptohen sepse kjo ditë është shumë traumatike për për PD-në dhe duhen respektuar. Sipas Ramës PD është duke kaluar një traumë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga grupi parlamentar.