Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë rastin e një punonjësi më burgun e Durrësit me iniciale G.Kushi, ndaj të cilit prokuroria e këtij qyteti kishte ngritur akuzën e korrupsionit. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, polici i burgut u denoncua nga një i burgosur i quajtur Marius , i cili njoftoi prokurorinë e këtij qyteti se punonjësi e kishte kërcënuar.