Top Channel/ “Do ta djegim vendin”. Sindikatat franceze paralajmërojnë për reformën e pensioneve
13/03/2023 21:59

Senati i Francës ka aprovuar të shtunën vonë reformën e kontestuar të pensioneve, disa orë pasi protestat e ashpra panë përleshje me policinë në disa qytete të vendit. Sot krerët e sindikatave paralajmëronin qeverinë se “kalimi i detyruar i ligjit, do të thotë se nuk do të ketë më rregulla për askënd”. "Nëse qeveria përdor nenin 49.3 për kalimin e reformës së pensioneve, atëherë nuk do të ketë më rregulla për askënd”, tha Olivier Mateu, sekretar i përgjithshëm i sindikatës CGT në Bouches-du-Rhône. Senatorët kaluan reformën me 195 vota pro ndaj112 kundër, duke hedhur një tjetër hap për ta bërë ligj, teksa një tjetër votë finale nevojitet nga Senati dhe Parlamenti. "Sot morëm një hap të rëndësishëm për tekstin e reformës së pensioneve”, tha pas votës kryeministrja Elisabeth Borne për rrjetin AFP duke shtuar se qeveria ka maxhorancën për ta përfunduar. Por nëse Macron nuk mbledh shumicën e kërkuar, Borne mund të përdorë një klauzolë të kontestuar kushtetuese të njohur si neni 49/3, që ligji të kalojë pa votë. Autoritetet thonë se vrulli i protestave ka rënë , por sindikatat besojnë se do të bëjnë që Macron të tërhiqet. Tensionet ishin të lartë në protestën e Parisit me skena të forta dhune dhe 32 arrestime të bëra nga policia, teksa protestuesit thyen xhama makinash dhe dogjën kazanë plehrash. Ministria e brendshme tha se 400 000 njerëz dolën në protesta në të gjithë vendin të shtunën, edhe pse autoritetet ishin përgatitur për 800,000.

Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
Top News- Evropa, Trumpit: S’është lufta jonë! ‘Nisi si president paqeje, mbaron si president lufte’
19/03 12:00
Top News – Vjen filmi i kukullës Labubu / Konfirmohet zyrtarisht, regjisori i Paddington në krye
19/03 12:00
Top News – Trump kërcënon: Do hedh në erë Iranin / Flakë e tym mbi fushat e naftës, çmimet në qiell
19/03 11:48
Top News – ‘Mizëri’ trupash drejt Iranit / SHBA sjell përforcime, lufta hyn në një fazë të re
19/03 11:44
Top News – Irani nuk do t’ia dijë për Trumpin / Godet dy rafineri nafte në Kuvajt, sfidon kërcënimet
19/03 11:41
Top News – Çmimi i gazit ‘shpërthen’ / Rritet me 30 përqind, nafta drejt 200 USD për fuçi
19/03 11:37
Top Channel/ Gjermania “ndërpret” këshillimet për azilin: Shkurtime buxhetore, kanë shumë kosto!
19/03 11:33
Top Channel/ Lufta e iranit, Trump shtyn udhëtimin në Kinë: Si fillim, të ndihmojnë me Hormuzin!
19/03 11:23
Top News – ‘Të teleportuar 20 vjet prapa në kohë’ / Rusët ankohen për ndërprerjen e internetit
19/03 10:24
Top News – Majmuni Punch vazhdon të ‘ngrohë zemra’ / Tërheq turmat në kopshtin zoologjik në Japoni
19/03 10:24
DIGITALB DIGITALB