Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, duke arritur sot vlerën deri në 202 lek/ litri. Sulmi ndaj objekteve të prodhimit të hidrokarbureve ka sjell shtrenjtimin e naftës, duke arritur cmimi ndërkombëtar që njihet si nafta bruto Brent në 109.18 dollarë për fuçi. Në analizën e ish ministrit të ekonomisë, Arben Malaj, ekziston rreziku që rritja të thellohet edhe më shumë dhe qeveria duhet të ndërhyjë me lehtësime për xhepin e qytetarëve.