Nga takimi me pensionistët në Fier, kryeministri Edi Rama foli për skemën e pensioneve, ku tha se Shqipëria tashmë ka marrëveshje me 20 shtete. Kreu i qeverisë tha se marrëveshja me Italinë ishte ajo më e vështira, ndërsa tha se shteti shqiptar është në diskutime me palën greke për marrëveshjen e pensioneve.