Përplasja mes bandave shqiptare të drogës ndodh kryesisht jashtë vendit, aty ku edhe kanë shtrirë aktivitetin e tyre. Një fakt të tillë e dëshmon Europol, Agjencia Evropiane e Policisë, e cila thotë se një ditë më parë është bërë pjesë e një operacioni policor me autoritetet gjermane, duke parandaluar pengmarrjen e kreut të një grupi kriminal shqiptar.