Top Channel/ “Do ju vras të dyve!”, babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës
29/05/2024 13:29

Një rast i paprecedentë ndodhi dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia. Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun. Sipas informacioneve, autorët ishin babai, xhaxhai dhe një familjar tjetër i partneres së të riut. Te tre u arrestuan një ditë pas ngjarjes, rreth orës 2:30 të mëngjesit. Top Channel ka siguruar foto të të 32-vjeçarit, i cili ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah. Vetë ai ka deklaruar në polici se prej një viti ka një romancë me vajzën e familjes që e dhunuan, por kur ka kërkuar ta bëjë familjare lidhjen, është kundërshtuar nga familja. Sipas dëshmisë, ai ka marrë mesazhe kërcënuese nga babai i vajzës se do t’i vriste të dy. “Babai më ka thënë të shkoj të marr vajzën dhe të zhdukem bashkë me të dhe mos të dukem më në Shqipëri pasi në të kundërt do na vriste të dyve”, ka rrëfyer ai. Mbi tre të dyshuarit rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05