Talebanët njoftuan se qindra luftëtarë kanë marrë rrugën drejt Luginës së Panjshirit, e vetmja që nuk është nën kontrollin e tyre. Grupi militant njoftoi përmes llogarisë së tij në Twitter se luftëtarët po i drejtohen zonës pas refuzimit të autoriteteve lokale për ta dorëzuar atë paqësisht.