Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u ekstradua sot nga Spanja. Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli, në një intervistë ekskluzive për Top Channel.