Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi I Kentakit, më e fundit e tragjedive të kësaj natyre që tronditi SHBA-në. Pesë persona humbën jetën atje pasi një punonjës banke hapi zjarr mbi kolegët, në një sulm të cilin ai vetë e transmetoi drejtpërdrejtë në Instagram. 4 persona të moshës nga 40 deri në 64 vjec vdiqën në vend; 9 ishin të plagosurit mes tyre edhe një oficer I ri policie I cili kishte vetëm dy javë që ishte diplomuar.