Top Channel/ “Do e pësojnë si ai në Elbasan”/ Xhelal Mziu pendohet dhe kërkon falje
23/04/2021 15:05

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga një mbështetës i Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturës struktura mbrojtëse e votës, është përdorur si argument fushatë për të fituar votat. Kandidati i partisë demokratike Xhelal Mziu në qarkun e Dibrës, mësohet se në disa nga takimet e tij e ka përdorur me mburrje këtë akt. Ja çfarë ka deklaruar Xhelal Mziu në Maqellarë aty ku një ditë më parë grupet e mbrojtjes së votës bllokuan një makinë ku thuhej se kishte para për të blerë vota. Video u shpërnda në mënyrë virale duke u kthyer në një bumerang ndaj vetë PD. Në ditën e fundit të fushatës ishte Partia Demokratike e cila shpërndau një tjetër video ku Xhelal Mziu kërkon ndjesë edhe është duke lexuar një deklaratë të përgatitur më parë. Ndërkohë ndaj Xhelal Mziut ka nisur hetimi për thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës. Edhe në Dibër PD ka krijuar një strukturë për mbrojtjen e votës. Ata ndaluan në Maqellarë një automjet ku thuhej se kishte para për të blerë votat. Por ndryshe nga Elbasani, në Maqellarë nuk janë përdorur armët dhe policia nuk është penguar që të kryejë kontrollet sipas ligjit. Ndërkohë policia lajmëron se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Top Channel/ Zjarri në Elbasan, protestë para Prokurorisë
04/07 13:06
Top News – 21 dorëheqje në bllok në Vlorë. Ikin drejtorët pas kërkesës së Ramës, ngrihen grupe pune
04/07 12:55
Top Channel/ Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia zbarkon për lirimin e hapësirave publike
04/07 12:55
Top Channel/ Më shumë plazhe publike, në Vlorë ka 57 zona të lira për pushues vendas dhe të huaj
04/07 12:53
Top Channel/ Korriku i nxehtë, temperaturat e larta deri në 39 gradë celsius
04/07 12:52
Top Channel/ Protestë për djegien e mbetjeve! Prej katër ditësh, tymi toksik ka mbuluar Elbasanin
04/07 12:52
Top Channel/ Ekstradohen kriminelët nga Franca dhe Greqia, të kërkuar për tentativë vr*sje e drogë
04/07 12:51
Top News- Gara për drejtimin e BKH, kush është testi i radhës për kandidatët e mbetur?
04/07 12:37
Top News- “Po cenohet autonomia e bashkive”, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kundër Ramës
04/07 12:25
Top News- Zjarri në Elbasan ende problem/ Emergjencat bëjnë bilancet- 4 vatra aktive
04/07 12:22
Top News- Dështon protesta në Elbasan, qytetarët nuk sensibilizohen për zjarrin në Landfill
04/07 12:17
Top Channel/ Shkatërrimi nga murtaja, sëmundja e ruminantëve ka dëmtuar rëndë fermat e prekura
04/07 12:15
Top Channel/ Dorëhiqen 21 drejtorë në Vlorë! Rama shkriu Bashkinë, 2 grupe pune për zëvendësimet
04/07 12:02
Top News- Fiket zjarri në Has/ Nga flakët u dogj një sipërfaqe e madhe me pishë
04/07 11:58
Top News- Çmimet e larta të naftës, a do stabilizohen? Konfindustria vlerëson nismën e Ramës
04/07 11:47
Top News – ‘One Stop Shop’ me Kosovën. Më shumë lehtësi në dogana, thjeshtësohen procedurat
04/07 11:28
Top News – Rama pritet me lule dhe duartrokitje në seli. 61 vjetori e gjen në punë
04/07 11:11
Top News- Goditet mafia shqiptare në Ekuador/Policia i sekuestron 3 ton kokainë, do shitej në Evropë
04/07 11:11
Top News- Aksident në Fier, shoferja përplas kalimtarin në vijat e bardha
04/07 11:10
Top News- Rrezikojnë burgun për 65 bimë kanabis/Arrestohen vëllezërit në Roskovec, u kapën nga droni
04/07 11:06