Kalaja, qendra historike e qytetit të Tiranës, do të dyfishohet vitin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa mori pjesë në ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri në zonën e Kalasë. “Lajmi i mirë është që vitin tjetër Kalaja do të dyfishohet nga kjo hapësirë që është këtu, në hapësirën tjetër që kemi pas dhe do të kemi qendrën e Tiranës së vjetër që nuk e kemi pasur kurrë më përpara.