Djegia e Kuranit në Stokholm të Suedisë në fund të qershorit u dënua nga një sërë shtetesh, por Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mos e lënë me kaq. Në ditët në vijim, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka vendosur të mbajë një takim urgjent për të diskutuar mbi këtë dhe incidente të tjera të këtij lloji në Europë.