Spartak Kocia dhe Leonidha Hoxhaj pas 10 vitesh emigrim në shtetin grek kanë vendosur që me përvojën e fituar atje në përpunimin e qumështit të kthehen në vendlindjen e tyre në fshatin Portëz dhe kursimet e mbledhura t’i investojnë në ndërtimin e një fabrike përpunimi qumështi. Me profesion kimist dhe një përvoje 10-vjeçare, Leonidha prodhon djathin feta, i cili kërkohet nga konsumatorët.