Në orët e fundit para protestës kombëtare, Sali Berisha i ktheu sytë nga të rinjtë. Me thirrjen që të dalin të shtunën në shesh, Berisha beson rinia mund t’i rikthejë shpresën vendit. Takimi me të rinjtë e FRPD në selinë blu u shoqërua edhe me kritika. Ishte djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, që kritikoi Berishën për foltoret e të hënës poshtë Kryeministrisë, ndërsa pati dhe një sugjerim për të. Ndërkohë, në konferencën me gazetarët, më herët gjatë të premtes, Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama, që të qëndrojë në zyrë gjatë protestës së opozitës.