Duke cituar tre persona të rrethit të tij të brendshëm, agjencia e njohur e lajmeve Reuters vulos dyshimet mbi liderin e ri Suprem të Iranit: Mojtaba Khamenei, sipas Reuters, ka marrë vërtet plagë të rënda në fytyrë e këmbë gjatë sulmit ajror që i kushtoi jetën babait të tij, dhe ende po merr veten prej tyre. Burimet në fjalë pohojnë se fytyra e Khameneit u deformua gjatë sulmit në kompleksin e liderit suprem në qendër të Teheranit.