“Djalë i ri, i fortë e luftarak”: Donald Trump nuk i kurseu lavdërimet për presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, njeriu i cili u vendos në krye të rebelimit që solli përmbysjen e Bashar al Assadit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u takua në Arabinë Saudite me Al Sharaan, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak. Takimi i tyre ndodhi në praninë e princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman.