Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Stravec të Divjakës, ku një makinë ka përfunduar në kanal e për pasojë mbeti viktimë pasagjeri. 30-vjeçari Daniel Sharka ishte në automjetin tip “Porsche” që drejtohej nga personi me iniciale M. L, i cili ka mbetur i lënduar.