Ambasada Britanike mblodhi në një festë ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Charls III, miq e figura publike të politikës, diplomacisë e medias. Kjo festë ishte në vazhdimësinë e traditës dhe festimeve që lidhen monarkinë britanike. “Në maj, ne kremtuam Kurorëzimin e Mbretit tonë! Ne shënojmë tani një rast të veçantë, ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së tij. Kjo është festa e parë për ditëlindjen e Mbretit që ne festojmë në më shumë se 70 vjet”, tha ambasadori britanik.