Në këtë ditë kombëtare zie, Vlora sot është solidarizuar me viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, si dhe janë ndezur qirinjtë në institucionet në Vlorë. Edhe qytetet e tjera në vend, si Tirana, Durrësi apo Fieri janë solidarizuar për viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri, të cilat kanë kapur shifrën mbi 33 mijë.