Katër të vdekur dhe tre të plagosur. Është ky bilanci i rëndë i aksidenteve rrugore në vend, gjatë kësaj të mërkure. Një ngjarje tragjike u shënua në orët e pasdites në zonën e Qerekës, në Krujë, ku babai përplasi aksidentalisht me makinë të bijën e mitur, e cila ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi në ambientet e biznesit të shtetasit A.S., i cili përplasi të bijën rreth 4 vjeçe.