Disa banorë të Lushnjës këtë mëngjes kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë dhe produkteve të tjera që përdorin në bujqësi. Ata janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ndërkohë që forca të shumta policie janë në terren për të penguar që qytetarët të bllokojnë autostradën Lushnjë-Fier.