Kopshtet zoologjke në Meksikë e Guatemala ushqenin sot kafshët me kunguj e fruta të punuara për ditën e të Vdekurve dhe simotrën e saj Halloween. Natyra e gëzueshme e Ditës së të Vdekurve në Meksikë bën që atmosfera të përfshijë dhe aspekte të tjera të jetës, si në këtë rast kafshët e kopshteve zoologjike. Festa meksikane “Dita e të Vdekurve” feston dhe nderon të vdekurit me anë të traditave si altarë me fotografitë e tyre, parada dhe dekorime me kafka e skelete.