Çdo 15 gusht, emigrantët lezhjanë mblidhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Prej vitit 2006, në vlerësim të sakrificës së tyre, kontributit që i kanë dhënë qytetit dhe transmetimit të vlerave më të larta në vendet ku ata punojnë e jetojnë, në këtë datë atyre u dedikohet e gjithë vëmendja. Dita e shtegtarëve, një moment kujtese për të gjithë emigrantët, tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Lezhës.