Problemet në veshka janë ndër patologjitë e shtuara tek pacientët vitet fundit. Kjo për faktin se veshka lidhet edhe me dy sëmundje të rëndësishme siç është diabeti dhe hipertensioni. Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, mjekët nefrologë u kërkojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me këtë organ të rëndësishëm i cili vuan në heshtje dhe vetëm kur është dëmtuar funksioni i saj atëherë ndihen pasojat. Ata kanë ofruar falas matje tensioni dhe matje glicemie.