Qytetarët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar. Deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi i janë bashkuar protestës. Kjo është dita e pestë që qytetarët protestojnë kundër vendimit, ndërsa një ditë më parë pati përplasje edhe me policinë. Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë.